×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia bashkë me Bosnjën kundër taksës në Tiranë

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 10:21

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai bashkë me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq janë marrë vesh që të flasin për taksën siç e ka quajtur ata “antiviclizuese” në samitin e Brdo-Brijunit që po i zhvillon punimet në Tiranë, njofton Klan Kosova.


    Përpos kësaj, ai ka thënë se duhet të bisedohet dhe jo gjërat të mbesin në ajër.

    Ndryshe,  kreu i shtetit serb në margjinat e samitit është përshëndetur me presidentin Hashim Thaçi kurse ky i fundit ka refuzuar të përshëndetet me Dodikin.

    Samitin për së afërmi është duke e përcjellë ekipi i Klan Kosovës, me gazetarët Besnik Tahiri, Liridon Zeqiri dhe kameramanin Erand Hyseni – të cilët do të ju mbajnë të informuar për gjithçka që ndodh në takimin që ka bërë bashkë në kryeqendrën shqiptare liderët e Ballkanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!