×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia vazhdon me fushatë të egër kundër Kosovës, zotohet se do ta pengoj sërish anëtarësimin e saj në Interpol

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 8:52

    Fushata e egër e Serbisë kundër Kosovës nuk ka të ndalur dhe këtë më së miri e dëshmon deklarata e fundit e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, që ka bërë të ditur se do të vazhdojnë të luftojnë fuqishëm kundër pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare siq është edhe rasti i Interpolit.


    Në një postim në Twitter, Stefanoviq ka shkruar se: “Po fillon faza e fundit e luftës tonë! Do të japim gjithçka nga vetja që Kosova të mos realizojë synimet e saj. Do të luftojmë deri në sekondën e fundit të votimit”.

    Në anën tjetër delegacioni i Serbisë ka njoftuar se nga nesër do të fillojnë me aktivitete intensive diplomatike në Santiago të Kilit, që edhe këtë vit të parandalojnë pranimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë e njohur ndryshe si Interpol.

    Kujtojmë që kohë më parë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pati deklaruar se në rast se Kosova arrin të anëtarësohet në Interpol, ai do të jap dorëheqje nga posti që ai e ushtron në qeverinë e Aleksandar Vuçiqit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!