×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbja shan dhe kërcënon furrtarin shqiptar: Largohu nga Serbia, mos të t’i thyej kockat

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 15:26

    Disa dhjetëra njerëz u mblodhën në mëngjesin e ditës së djeshme para dyerve të furrës “Roma” në Borçe të Beogradit.


    Pronari shqiptar Mon Gjuraj njoftoi se nga ora 10.00 deri në orën 14.00  do të shpërndajë bukë falas për të gjithë borçanët.

    Për t’u solidarizuar me të, aty ishin të pranishëm qytetarë të shumtë por edhe disa politikanë lokal, transmeton Reporteri.net.

    Situata ishte shumë e qetë, megjithatë, në një moment, ndodhi një incident. Një person hyri në mes të turmës dhe filloi i drejtohet atij me fyerje e sharje: “Largohu nga Serbia, mos të ta thyej shpinën”.

    Pronari i furrës “Roma” në Borçe të Beogradit, shqiptari Mon Gjuraj ka nisur punën më 2012 dhe aktualisht punëson rreth dhjetë njerëz, ndërsa gjatë shtatë vjetëve pronari ka mbështetur me donacione shumë aksione humanitare.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!