×
  • Lajme
  • Lajme

    Sërish shtyhet formimi i Komitetit për Projektin e Kompleksit “Adem Jashari”

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 10:56

    Për të dytën herë me radhë, kabineti qeverisës e ka shtyrë formimin e Komitetit Ndërministror që do të merrej me përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.


    Sipas kryeministrit Avdullah Hoti, ende nuk i kanë të kompletuar anëtarët e këtij komiteti.

    Formimi i këtij komiteti, mbledhjen e kaluar të qeverisë, ka përplasur anëtarët e kabinetit qeveritar.

    Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj, që ishte propozuar për kryesuese të këtij të komiteti, në mbledhjen e kaluar është ankuar se nuk është konsultuar mjaftueshëm për anëtarët tjerë të këtij komiteti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!