×
  • Lajme
  • Lajme

    Sërish testim në Prishtinë, 6 rrugë shndërrohen në njëkahëshe gjatë fundjavës

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 17:40

    Komuna e Prishtinës, ka bërë të ditur se të premten, shtunën dhe të dielën, do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

    Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

    – Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë
    – Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
    – Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE
    – Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
    – Rruga “Ukshin Hoti”
    – Rruga “Robert Dolli”

    Ndërsa, rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete, me përjashtim të transportit publik, i cili do të qarkulloj në këtë pjesë me shpejtësi minimale të lëvizjes.

    – Rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales.
    – Rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha”.

    Komuna e Prishtinës njofton se gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

    “Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kryeqytetit të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor”, thuhet tutje në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!