×
  • Lajme
  • Lajme

    Shaip Kamberi pas takimit me Vjosa Osmanin: Koordinimi i politikës tonë, rruga e vetme e mbrojtjes së interesave shqiptare në Luginë

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 17:32

    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shkruar për takimin që ai dhe përfaqësuesit tjerë të Luginës së Preshevës e patën mre presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Kamberi tha se koordinimi i politikës shqiptare është “rruga e vetme e mbrojtjes së interesave shqiptare në Luginë.

    “Në takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, SH.S. Vjosa Osmani, biseduam per procesin e regjistrimit të popullsisë, diskriminimin dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së Luginës së Preshevës ne bisedimet me Serbisë”, ka shkruar Kamberi.

    “Koordinimi i politikës shqiptare në Luginë të Preshevës me institucionet e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë është rruga e vetme e mbrojtjes së interesave shqiptare në Luginë”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!