×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala i Nismës përpiqet të tregohet faktor i politikave kundër Serbisë, thotë se vendimet që mori Kurti ai i kishte nënshkruar si urdhëresa

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 16:47

    Deputeti i Nismës për Kosovën, Endrit Shala e ka komentuar vendimin e ri të Qeverisë në detyrë për masat e reja të reciprocitetit të vendosura ndaj Serbisë. Ai është përpjekur që të tregohet si një nga faktorët kryesor të politikave të mëdha kundër Serbisë, shkruan Reporteri.


    Ai për klankosova.tv deklaroi se vendimi i Qeverisë Kurti është një mashtrim.

    “Ky nuk është vendim, ky është edhe një mashtrim i radhës, edhe një gënjeshtër e radhës për të tentuar ta gënjejnë qytetarin nga qeveria e shkarkuar nga më shumë se dy të tretat e Kuvendit”.

    “Kjo qeveri nuk njihet për asnjë të mirë, vetëm për vendime të këqija, që nga prishja e marrëdhënieve me SHBA, shkarkime të paligjshme, emërime e borde puro politike si dhe qeveria më jetë shkurtër në historinë e Kosovës”.

    Ai më tej e akuzoi Kurtin se ky vendim ishte marrë nga qeveria e kaluar, sa ishte dhe vet Ministër i Tregtisë. Dhe natyrisht ka folur në vetën e parë, sikur që e ka bërë shpesh.

    “Vendimi i tyre, është marrë nga qeveria e kaluar në vitin 2018”.

    “Pas vendimit të MTI-së që e kam marrë si urdhëresë për këtë çështje, pas kësaj është bërë edhe vendimi i qeverisë”.

    Kujtojmë se Shala u emërua Ministër pas shkarkimit të Bajram Hasanit që pati mospajtime me partinë për punësime e vendime të tjera. Nisma me zor e kaloi pragun dhe tash po siguron dy ministra dhe një Zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.

    Këtu më poshtë janë disa dokumente që Shala i ka dërguar për klankosova.tv dhe thotë se janë vendime të marra nga ata në qeverisjen e tyre:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!