×
  • Lajme
  • Lajme

    Shaqir Totaj i PDK-së sërish garon për kryetar të Prizrenit

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 19:13

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj ka konfirmuar kandidaturën e tij për kryetar të Prizrenit.


    Totaj tha se për këta e ka përkrahjen e shumë qytetarëve të Prizrenit dhe të degës së PDK-së në Prizren.

    “Mendoj se ajo punë ka vetëm se pritet të zyrtarizohet dhe atëherë tek do të fillojmë me plane konkrete me shpalosje të programit të konceptit e kështu me radhë”, tha Totaj në ATV.

    Kujtojmë se mbrëmë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka konfirmuar se do të jetë kandidate për t’i hyrë garës për të marrë drejtimin e Prizrenit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!