×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA-ja do ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e bujqësisë

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 20:01

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur në takim një delegacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, të udhëhequr nga Dillon Green, zyrtar ekonomik dhe komercial, të cilët i ka njoftuar me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në vend.


    Me këtë rast, Mustafa i ka njoftuar ata për investimet në këtë sektor dhe me disa nga prioritetet e ministrisë në politikat bujqësore për këtë mandat.

    Gjatë këtij takimi, është diskutuar edhe për Vitin Ndërkombëtar të Shëndetit të Bimëve dhe aktiviteteve përcjellëse për shënimin e kësaj dite, me ç’rast ministria është ftuar për të marrë pjesë edhe në konferencën që shënohet në kuadër të këtij aktiviteti në Washington.

    Sipas njoftimi të MBPZHR-së, Mustafa ka shprehur falënderim për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë.

    Në anën tjetër, Dillon Green, nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë, është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar për proceset zhvillimore në sektorin e bujqësisë, në fushat specifike të cilat do koordinohen në takimet e ardhshme./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!