×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA publikon raportin për menaxhimin e ujërave të Ujmanit, parashihej me Marrëveshjen e Washingtonit

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 15:58

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe në Serbi, sot ka dorëzuar në Departamentin Amerikan të Energjisë në Laboratorin Kombëtar raportin për menaxhimin e ujit në Liqenin e Ujmanit, duke përmbushur kështu një nga pikat e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington.


    “Sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe ajo në Beograd ua kanë dorëzuar Qeverive respektive planin e Departamentit Amerikan për Energji dhe Pacific Northwest National Laboratory për menagjimin e ujit në Liqenin e Ujmanit/Gazivodës, duke përmbushur një nga zotimet e Marrëveshjes së Washingtonin e nënshkruar më 4 shtator”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, shkruan Reporteri.net.

    Ky raport nxjerr katër rekomandime për të përmirësuar sigurinë e sistemit të furnizimit me ujë nga Ujmani:

    Përditësimi i infrastrukturës së ujit. Implementimi i rekomandimeve të Bankës Botërore për riparimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e kanalit të Ibër-Lepencit përfshirë rezervuarin e Mihaliqit, për të përforcuar sigurinë e sistemit të furnizimit me ujë dhe sigurinë e ujit në rajon.

    Në raport thuhet se pas kryerjes së një vizite studimore në Prishtinë, në Liqenin e Ujmanit dhe në Beograd në tetor të vitit 2020, stafi i Laboratorit Kombëtar Pacific Northwest, ka përpiluar të dhëna hidrometeorologjike, operacione të menaxhimit të ujit dhe rrjetit të energjisë.

    Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!