×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i BE-së reagon për vjedhjen e 2 milionëshit nga Thesari i Shtetit

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 12:31

    Shefi i zyrës së BE-së në Kosovës Tomash Szunyog, tha se për procesin e zgjerimit është shumë e rëndësishme reforma në administratë publike.


    Ai në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”, u shpreh i shqetësuar me vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari.

    Szunyog ka thënë se është e rëndësishme reforma në administratën publike.

    “Për procesin të zgjerimit është e rëndësishëm reforma në administratën publike. Janë të vështira dhe komplekse por janë të nevojshme. Në vitin 2019 kemi pasur rezultatet e para, pas këtij viti nuk kemi parë ndryshime në aspektin se si administrata është organizuar”.

    “Vetëm javën e fundit patëm e 2 milionë euro u vodhën, prandaj edhe duhet të kihet kujdes se si janë të ndarë detyra në praktik dhe parimet. Ligjit përcakton bashkëpunimi ndërinsiticuonal dhe ato mund të organizohen dhe ofrojnë shërbime”.

    “Bashkimi i administratës publik dhe asaj të MPB nuk janë akoma të rregulluara mirë”, është shprehur ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!