×
  • Lajme
  • Lajme / Vrasja e rreshterit të Policisë

    Shefi i EULEX-it: Të tmerruar nga sulmi i dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës

    Reporteri
    24 Shtator 2023 | 15:42

    Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano është shprehur i tmerruar me sulmin ndaj Policisë së Kosovës sot në orët e para të mëngjesit.

    Pietro Barbano i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë ndërsa u ka uruar shërim dy pjesëtarëve të tjerë të plagosur.“Të tmerruar nga sulmi i dhunshëm i sotëm kundër Policisë.

    Ngushëllimet e mia më të thella familjes së policit të vrarë në krye të detyrës. I uroj shërim të shpejtë dy oficerëve të plagosur”- ka shkruar shefi i EULEX-it.

    Gjjatë ditës për zhvillimet në veri ka reaguar edhe misioni i KFOR-it në Kosovë.

    KFOR kanë thënë se po e monitorojnë nga afër situatën në Banjska dhe se trupat e KFOR-it janë prezente në atë pjesë dhe të gatshme të përgjigjen nëse shfaqet nevoja.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se në veri të vendit, konkretisht në Banjska të Zveçanit ku të shtënat po vazhdojnë është vrarë një nga sulmuesit serbë.

    Policia potencon se situata në veri të vendit vazhdon të jetë e tensionuar, teksa u ka bërë thirrje sulmuesve serbë që të dorëzohen.

    Thirrje për dorëzim nga një konferencë për media sulmuesve serbë u ka bërë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    Kurti  teksa ka publikuar pamjet, ka thënë se janë së paku 30 persona të armatosur rëndë cilët ndodhen nën rrethimin e forcave policore të Kosovës, teksa u ka bërë thirrje atyre që të dorëzohen para organeve të sigurisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kryeministri ka thënë se ata janë të pajisur rëndë me pajisje ushtarake dhe ndodhen rrotull Manastirit në Banjska. Kurti ka thënë se kriminelët, ekzekutorët dhe urdhërdhënësit e tyre, do të dështojnë, do të kapen dhe do të gjykohen e dënohen. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!