×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë mbështet publikimin e listës së bizneseve që përfituan nga Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 8:58
    Shefi i Zyrës së BE'së, Tomas Szunyog

    Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përkrahur vendimin e publikimit të 50 bizneseve të cilat përfituan më së shumti nga mjetet e ndara nga Qeveria Hoti në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.


    Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Szunyog ka thënë se ky ishte kusht i vendosur nga BE-ja kur u nënshkrua marrëveshja për huanë në shumë prej 100 milionë eurosh, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, masat mbështetëse për bizneset duhet të jenë të gjitha transparente.

    “Unë mbështes vendimin e Hekuran Muratit për të publikuar listën e 50 përfituesve më të mëdhenj nga fondet publike të Kosovës. Një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies. Ky është një kusht për të cilin BE-ja ra dakord me Kosovën kur u nënshkrua marrëveshja e huasë për ndihmë makro financiare prej 100 milion euro”, ka shkruar ai në Twitter.

    Ndryshe, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve në Qeverinë Kurti 2, Hekuran Murati, gjatë ditës së djeshme ka publikuar listën e 50 bizneseve të cilat kanë përfituar më së shumti nga 60 milionë eurot e ndara nga Qeveria që udhëhiqej nga Avdullah Hoti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!