Shefja e KQZ-së tregon kur do të përfundojë “seriali” i zgjedhjeve

Kyetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se kur të përfundoi i gjithë procesi i rinumërimit të vendvotimeve, pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesave dhe Parashtresa.


“Ky proces do të përfundoj atherë kur QNR të i kryj të gjitha rinumëimet që kanë ardh si pasojë e ankesave të ndryshe që kanë ardh në PZAP, e cila na ka detyruar ë bëjmë rinumërimin e pothuajse të tërësishme të gjithë kutivë, diku në rreth 90% të kutive janë duke u rinumëruar”, ka thënë ajo në Zona B.

Daka foli se çfarë i mungon procesit zgjedhor dhe pse po bëhen gjithë këto defekte deri tek numërimi.

“Pas ditës së zgjedhjeve pres më shumë tolerancë nga subjketet politike dhe pozitivitet, qikjo KQZ është e njëjta që i organizuar zgjedhjet kur ka humb dhe kur ka fitu e njejëta parti, por rezultatet i bënë populli i popullit pra ajo çka është në kuti, KQZ nuk është ajo që i përgatit ato rezultate”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu ka thënë se vlefshmërinë e votave që vijnë nga jashtë, nuk e bën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por posta.

“Nuk e bëjmë ne vlerësimin se a jonë vota të rregullta a jo e bën posta.

Ne si KQZ e kemi për obligim se nëse janë me vulë të prannit ne jemi të obliguar ta marrim dhe ta procesojmë.

Posta na ka ftuar ti marrim pasi ka thënë se ka një numër të madh të votash ”, ka thënë ajo.