×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefja e Zyrës së BE-së në ditën e Evropës: Synojmë t’i ndajmë mbi 160 milionë euro për Kosovën

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 11:47

    Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka uruar të gjithë miqtë dhe partnerët për Ditën e Europës.


    Përmes një videoje, ajo ka shfrytëzuar rastin që t’i falënderojë të gjithë europianët që po ndihmojnë në luftimin e pandemisë Covid-19.

    Apostolova ka theksuar se Bashkimi Europian synon që t’i ndajë mbi 160 milionë euro për Kosovën që do të shërbejnë në stabilizimin e ekonomisë në vend.

    “Bashkimi Europian është duke ofruar mbështetje ekonomike në formën e granteve dhe huazimeve me qindra miliona euro për ta mbështetur ekonominë, për të mbrojtur vendet e punës të rrezikuara nga pandemia në të gjithë Ballkanin”.

    “Vetëm për Kosovën ne po synojmë t’i ndajmë mbi 160 milionë euro për stabilizim makro-ekonomik dhe mbështetje socio-ekonomike. Kosova mund të llogaris në mbështetjen tonë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!