Shefqet Kabashi: Mos me kanë unë Ramush Haradinaj ishte dënu në Hagë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Kabashi ishte cilësuar si dëshmitari kryesor në procesin që u zhvillua kundër Haradinajt në Hagë, por që ka refuzuar të jap ndonjë informacion mbi akuzat që e rëndonin kryeministrin e tanishëm të vendit, Ramush Haradinaj, Idriz Balajn e Lahi Brahimajn.


Kabashi në Hagë kishte mohuar ekzistencën e një burgu në Jabllanicë. Ai vazhdimisht i ishte drejtuar panelit të gjykatësve duke thënë “ Unë nuk e kuptoj përse më keni arrestuar dhe përse jam këtu”.

Për këtë dëshmi të dhënë para shumë vitesh, ka folur sonte Kabashi me ç’rast ka thënë se ai është personi kryesor pse Haradinaj nuk është dënuar nga Haga.

“Mos me kanë unë Ramush Haradinaj ish dënu në Hagë. Unë jam kanë protagonisti kryesor që ai ka shpëtu”, ka pohuar ai, për T7, shkruan Reporteri.net.

Kabashi ka pohuar se Haradinaj ka marr lavdatat, por të gjithë rrezikuan jetën.

Kujtojmë se Kabashi ishte arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Tribunali i Hagës.

Kabashi, i cili kishte refuzuar të dëshmonte në procesin e parë gjyqësor, ishte akuzuar për shpërfillje të Tribunalit të Hagës. /Reporteri.net/.

Ish i mbijetuari i masakrës së Dubravës që bëri ‘horë’ politikanët tregon kur u bë pjesë e UÇK-së