×
  • Lajme
  • Lajme

    Shembet një pjesë e objektit të Fakultetit të Filologjisë

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 9:56

    Një pjesë e objektit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, më saktësisht një pjesë e departamentit të Gjuhës Angleze dhe Gazetarisë është shembur mbrëmë rreth orës 21:00.


    Sipas punonjësve kjo shembje ka ndodhur si pasojë e gërmimeve qe po bëhen për rregullimin e ujërave në afërsi të objektit dhe me arsyetimin se objekti është i vjetër.

    Portali rtv21.tv raporton se hyrja në departamentin e Gjuhës Angleze është bllokuar, madje disa studentë nuk patën mundësi të hyjnë në provime që ishin caktuar për sot.

    Punonjësit e sigurimit të këtij objekti po ndihen të rrezikuar, por janë të detyruar të qëndrojnë aty.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!