×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi i NISMA-s: Korrupsioni e myti Mytën

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 17:49

    Zyrtari i NISMA-s, Bilall Sherifi ka reaguar pas arrestimit të 3 personave të një operatori ekonomik që dyshohet se morën nga Komuna e Prizrenit tender mbi 1 milion euro me dokumenta fiktive.


    Sherifi përmes një postimi në Facebook ka kujtuar moton e kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka, i cili ishte “Myta e MYTË korrupsionin”.

    Pas arrestimeve që u bënë sot, Sherifi thotë se doli e kundërta, sipas tij, ‘Korrupsioni e myti MYTËN!’

    “KORRUPSIONI E MYTI MYTËN! Të gjithëve na kujtohet se moto kryesore e fushatës së VV-së gjatë zgjedhjeve lokale në Prizren ishte: “Myta e MYTË korrupsionin!”

    Pas katër vjet pushtet të gjithë u bindën se gjysma (50%-shi) e kësaj motoje doli e saktë: “dikush dikë e myti”! Por nuk ishte Myta që myti korrupsionin, por e kundërta: KORRUPSIONI E MYTI MYTËN! Rroftë 50%-shi i të Vërtetës së Vetme KREJT DHE DREJT NË XHEP TË TYRE!”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

    Prokuroria ka vendosur që tre të dyshuarit të shkojnë në paraburgim prej 48 orësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!