Sherifi ka një mesazh për ata që thonë se Nisma nuk do ta kalojë pragun: Qesh mirë kush qesh i fundit

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Bilall Sherifi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.


Shefiri ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për çështjen se cila është arsyeja se pse Nisma nuk e ka kaluar pragun zgjedhor. Sherifi ka thënë se Nisma ka kaluar pragun dhe tani po pret që të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ’ja.

“Qesh mirë kush qesh i fundit”, ka thënë Sherifi.

“Në momentin që po flasim, ne jemi futur në listën e partive që kanë kaluar pragun zgjedhor. Presim të kemi së paku shtatë mandate për deputetë”, ka thënë Sherifi.

Nisma kishte bërë ankesë për një gabim teknik gjatë numërimit, të cilën KQZ’ja e ka konfirmuar dhe tani është konfirmuar që do të rinumërohen edhe 303 vendvotime.

“Nuk po kuptoj se pse partitë tjera nuk po na përkrahin që të ketë rinumërim. Ka pasur problem me formularë të numërimit dhe këtë e ka konfirmuar edhe kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka”

Bilalli e ka pranuar që i gjithë procesi i votimit ka shkaur për së mbari, por problemi kishte qenë tek formularët. Ai thotë se ka pasur gabime në bartjen e të dhënave, pas hapjes së kutive të votimit.

‘’E vërteta e plotë është brenda kutive të votimit. Askush nuk po e konteston vullnetin e qytetarëve.Por kur janë hapur kutitë dhe ka filliuar bartja e tyre në formularë, aty pastaj janë bërë gabime të mëdha që rrezikon vërtetësinë e të dhënave. KQZ duhet të pranojë gabimin dhe të shpallë rinumërimin në tërë territorin ndryshe e dërgojmë këtë në Kushtetuese