×
  • Lajme
  • Lajme

    Shërohet edhe personi i 74-të i infektuar me Coronavirus në Malishevë

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 23:39

    Sot është shëruar edhe një person nga Komuna e Malishevës, i cili ishte i prekur me COVID-19, duke e çuar totalin e të shëruarve në 74 dhe me këtë mbetet vetëm edhe një rast aktiv.


    Shërimi i pacientit të 74 është konfirmuar në raportet e komunikimit zyrtar në mes të komunës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, si dhe nga vetë personi i shëruar.

    Nënkryetari i Malishevës Hajdin Berisha, u ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve, që pavarësisht heqjes së kufizimit të lëvizjes dhe hapjes së xhamive, të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm dhe t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore si mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!