×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkaku i turbullirave priten reduktime të ujit në dhjetëra lagje të Prishtinës

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 10:57

    Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të niveli të lartë të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit, disa lagje do mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm.


    KRU-ja njofton se nga ora 11:00 deri 16:00, me reduktime do përballet: Bregu i Diellit, banesat e bardha, Mati 1, Zllatari, Kolovica, Sofalia, Tasligje, Ulpiana, Kodra e Trimave, Arbëria, Lagjja e Spitalit, lagjja e Universitetit, Konviktet, Hajvalia, Graçanica dhe Veterniku.

    Ndërsa, nga 12:00 deri 16:00, pa ujë do mbeten pikat e larta të qendrës së Prishtinës, Dardania, Lakrishtja, lagjja Pejton dhe Kalabria.

    “Ndërsa, me reduktime nga ora 11:00-17:00 do të jenë të gjitha fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Podujevë. Pra, kjo po realizohet për t’iu mundësuar furnizim zonave më të prekura nga turbullira e ujit në kanalin e Ibrit! Deri në njoftimin e radhës, mbetemi me këto reduktime”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!