×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkaqet e vdekjes së 13-vjeçarit që mbante familjen nga lëmosha

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 21:35

    Mjekësia Ligjore konstaton se 13-vjeçari, Elmedin Puçolli, ka vdekur si shkak i pa mjaftueshmërisë së oksigjenit në mushkëri.


    E pamja në familjen Puçolli në Fushë Kosovë ende nuk ka përfunduar.

    Kjo familje humbi djalin e tyre 13 vjeçar Elmedin Puçollin disa ditë më parë.

    Babai Halidi e gjeti të birin e tij të vdekur në gjumë, mirëpo nuk ishte konfirmuar shkaku i vdekjes së të birit.

    Por, gjithë kjo u kuptua pas përfundimit të raportit të Autopsisë të cilin e ka bërë Instituti i Mjekësisë Ligjore me kërkesë të prokurorisë.

    Në certifikatën e vdekjes e cila tashmë i është dorëzuar familjes, është konstatuar se 13 vjeçari vdiq si pasojë e mungesës së ngopjes me oksigjen, e cila çoi deri te bllokimi i zemrës së tij.

    Mirëpo vdekja e papritur e Elmedinit ngjalli dyshime tek të gjithë.

    Madje pati akuza që vetë familjarët të kenë gisht në vdekjen e tij e që ndaj 13 vjeçarit u ushtrua dhunë.

    Këto pretendime i kanë dëgjuar edhe familjarët, por që i mohojnë ato.

    Të njëjtën gjë e thotë edhe babai i të miturit i cili disa ditë pas humbjes së djalit, është në gjendje jo të mirë emocionale.

    E nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thanë për T7 se rasti është nën hetime.

    Ndërkohë vdekja e Elmedinit i ka tronditur që të gjithë që e njihnin atë, pasi që kishte qenë një person i dashur për të gjithë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!