×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkohet drejtori i Policisë, Rashit Qalaj

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 16:01

    Është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, shkruan Reporteri.


    Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media. Aty bëhet e ditur se Qalaj është shkarkuar për shkak të performancës së dobët.

    “Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Në vend të Qalajt ushtrues detyre është emëruar,  Samedin Mehmeti.

    Qalaj ishte emëruar në krye të Policisë së Kosovë më 28 gusht të vitit 2018. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!