×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkelën masat anti-COVID, gjobiten 6 lokale në Ferizaj dhe 4 në Gjakovë

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 23:55

    Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit kanë organizuar së bashku me Policinë e Kosovës një aksion lidhur me mbikëqyrjen e masave antiCOVID në rajonin e Ferizajt dhe Gjakovës.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili bëri të ditur se gjobat ndaj bizneseve për mosrespektim të masave anti-COVID janë nga 200 deri në 500 euro.

    “Janë gjobitur 6 lokale për mosrespektim të masave antiCOVID në rajonin e Ferizajt. Gjobat janë nga 200 deri në 500 euro”, tha Thaçi.

    “Po sonte janë gjobitur 4 lokale në qytetin e Gjakovës të cilat poashtu nuk kanë respektuar masat anti-COVID”, ka thënë Thaçi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!