×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkëlzen Gashi reagon pas arrestimit të Salih Mustafës nga Specialja

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 14:27

    Misioni Europian për Sundimin e Ligjit, EULEX, ka konfirmuar sot arrestimin e Salih Mustafës, ish-pjesëtar i UCK-së.


    Nga ky mision për Gazetën Online “Reporteri.net” kanë konfirmuar se EULEX për arrestimin e Salih Mustafës i ka dhënë përkrahje operacionale dhe logjistike Zyrës së Prokurorit të Specializuar në bazë të mandatit të tij dhe në përputhje me legjislacionin e Kosovës.

    Shkelzen Gashi, ish-këshilltar i Albin Kurtit ka reaguar ndaj arrestimit të Mustafës ku thotë se këtë të fundit e ka fqinj të parë dhe e ka shumë të vështirë të besoj se siç e quan Cali ka qenë i përfshirë në shkelje të rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Gashit:

    Salih Mustafa – Cali. Fqiu im i parë. Si fëmijë i viteve ’90 më impresiononte fort aktiviteti i tij në radhët e organizatës më të jashtëzakonshme ilegale të shqiptarëve të Kosovës – Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK). U pata tronditë fort nga arrestimi i tij në mes të viteve ’90 nga regjimi okupues serb dhe nga dënimi i tij me burg.

    Gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999 mburresha që fqiu im i parë e udhëhiqte guerilen e kryeqytetit – BIA (Bahri-Ilir-Agron – Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani).

    E kam shumë të vështirë të besoj se Cali ka qenë i përfshirë në shkelje të rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare, mes tjerash sepse LKÇK-ja gjatë viteve ’90 e nxirrte çdo muaj gazetën ‘Çlirimi’, në të cilën i dënonte ashpër sulmet ndaj civilëve të pafajshëm të minoriteteve etnike në Kosovë.

    Por, besimi im nuk ka kurrfarë rëndësie. Cali duhet ta dëshmoj vetë pafajsinë e tij.

    https://www.facebook.com/shkelzengashi/posts/10160165510563294

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!