×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkelzen Gashi: Skandal që Glauk Konjufca u bë ministër i jashtëm

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 22:08

    Ish-këshilltari i Albin Kurtit në kohën kur ky i fundit udhëhiqte me qeverinë e vendit, Shkëlzen Gashi, ka komentuar listën e kandidatëve të VV’së për deputetë.


    Gashi thotë se Vetëvendosje i ka përfshirë në listë të gjitha kategoritë e shoqërisë.

    Sipas tij, për herë të parë në listën zgjedhore të VV’së ka edhe rugovistë.

    Ndërkohë ai ka komentuar veprimet e Kurtit si kryeministër.

    Ai e quan skandaloz vendimin që Glauk Konjufca u zgjodh Ministër i Punëve të Jashtme.

    “As ministër të jashtëm s’bon me bo një njeri që s’ka asnjë ditë përvojë”, tha Gashi në KlanKosova.

    “Skandal”, shtoi ai.

    Glauk Konjufca nga pozita si kryetar i Kuvendit të Kosovës që e ka mbajtur pak më shumë se një muaj, ishte emëruar ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019 , ai u zgjodh deputet, me 26 dhjetor të atij viti u bë kryeparlamentar ndërkaq me 3 shkurt 2020 kaloi në udhëheqjen e diplomacisë kosovare.

    Që nga viti 2010, kur partia Lëvizja Vetëvendosje hyri për herë të parë në Kuvend, Glauk Konjufca ka pasur pozita udhëheqëse.

    Nga viti 2011 deri në vitin 2015 ai ka qenë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!