×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkëlzen Gërxhaliu, emërohet në krye të Agjencisë së Akreditimit

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 13:16

    Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e ka liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Avni Gashi.


    Në vend të tij e ka emëruar Shkëlzen Gërxhaliun i cili deri tash ka mbajtur pozitën e zyrtarit për vlerësim dhe monitorim në Agjenci. Lidhur me këtë vendim, ushtruesi i deritashëm i pozitës drejtorit të AKA-së, Avni Gashi e ka njoftuar sot Këshillin Shtetëror të Cilësisë (bordin e Agjencisë) përmes një emaili të siguruar nga “Koha Ditore”.

    “Me këtë email ju njoftojë se sot jam liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Akreditimit me një vendim të ministrit Bytyqi. Gjithashtu, në të njëjtën kohë ka marrë vendim që Shkëlzen Gërxhaliu të emërohet në pozitën e ushtruesit të detyrës së AKA-së. Uroj që Shkëlzeni të ketë një shëndet të mirë dhe shumë sukses në arritjen e objektivave të AKK-së”, thuhet në letrën që Gashi ja ka drejtuar bordit të Agjencisë.

    Në gusht të vitit 2018, ministri Shyqiri Bytyqi e ka emëruar Gashin ushtrues detyre në këtë agjenci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!