×
  • Lajme
  • Lajme

    SHKK lehtëson masat anti-COVID, të dënuarve do t’u lejohet pushimi në fundjava

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 17:00

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga sot do të fillojë lejimi i vikendeve për të burgosurit.


    Përmes një komunikate për medie, SHKK ka njoftuar se lejimi i pushimit jashtë institucionit do të bëhet fillimisht për një numër të të dënuarve.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 25 janar 2021, do të filloi lejimin e vikendeve për të dënuarit. Si masë lehtësuese do të vazhdohet lejimi i vikendeve për të dënuarit, të cilët i plotësojnë kushtet. Në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve”, thuhet në komunikatë.

    Po ashtu, masat e karantiminit do të vlejnë për të dënuarit, pas kthimit nga pushimi.

    “Pas kthimit nga pushim i, të gjithë të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës se karantinimit  në periudhë kohore prej së paku  7 ditësh. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!