×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkolla “Ismail Qemali” kalon në mësim online shkaku i COVID-19

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 11:41

    Një prej shkollave fillore më të mëdha në Prishtinë “Ismail Qemali”, nga sot ka kaluar në skenarin C të mësimit, që do të thotë online.

    Sipas njoftimit të kësaj shkolle në Facebook, vendimi është marrë pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, dje dhe sot, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 dhe përhapjes shumë të shpejtë.

    Shkolla do të vazhdojë me mësim online në platformat e-shkollori, Zoom e të tjera deri në një vendim tjetër.

    “Ky vendim është marrë pas shqyrtimit dhe përcjelljes së situatës me virusin në bashkëpunim me MASHT-in”, thuhet në njoftimin e shkollës në lagjen Bregu i Diellit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!