×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon në 13 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 8:19

    Para pak castesh, ministri i shëndetëtsisë Arben Viti aka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe katër raste të reja të të prekukurve me koronavirus në Kosovë.


    Sipas tij, këto raste të reja janë nga fshati Stuvëll I vitisë, familajrë të ngushtë të të moshuarit që u konfirmua i pari me pandemi.

    Të nderuar qytetarë,

    Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.

    Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!