×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon në 611 numri i vdekjeve si pasojë e coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 15:08

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe katër pacientë të prekur me coronavirus, duke e çuar kështu shifrën totale të vdekjeve në 611.


    Po ashtu janë konfirmuar edhe 57 raste të reja pozitive, ndërsa numri  i të shëruarve vazhdon të jetë i lartë në krahasim me numrin e infektimeve të reja, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 137 pacientë, shkruan Reporteri.net.

    Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!