×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkuan te ambasada e ShBA’së për të protestuar kundër Asociacionit, por s’u lejuan nga policia

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 14:02

    Disa persona kanë shkuar në afër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të protestuar kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Por, të njëjtit nuk janë lejuar nga Policia e Kosoës, ku pas identifikimit nga zyrtarë policorë iu është dhënë urdhër që të largohen prej aty, njofton Gazeta Online Reporteri.net.

    Ndërsa, sot në Ambasadën Amerikane ne Prishtinë është mbajtur takimi i paralajmëruar për të diskutuar në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Ky takim, zgjati për dy orë, ku zyrtarë qeveritarë, liderë politikë e anëtarë të shoqërisë civile u panë të jenë prezent.

    Ftesë për takimin e sotëm nuk pati kryeministri i vendit, Albin Kurti, por që i njëjti e delegoi shefin e stafit të tij, Luan Dalipi që të marrë pjesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!