×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata studentore shqiptare në Harvard mbledh mbi 9 mijë dollarë për të prekurit e tërmetit

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 9:04

    Shoqata e Studentëve në Harvard organizoi një shfaqje të “Dear Albania” të Premten, 6 Dhjetor 2019.


    Ngjarja u bashkë-sponsorizua nga Eliza Dushku dhe vëllai i saj, Nate Dushku. Njerëzit u mblodhën në Universitetin e Harvardit për një natë bamirësie. Pas shfaqjes, të pranishmit patën rastin të diskutojnë mbi dokumentarin me Elizën dhe Nate dhe të mësojnë për udhëtimin e tyre në Shqipëri.

    Në total, organizata ka mbledhur $9174. Para ngjarjes, organizata kishte mbledhur 1144 dollarë në një faqe GoFundMe. Në shfaqje, përveç dhurimeve, Eliza Dushku dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian, dyfishuan çdo dhurim që e ngriti shumën në vlerën 8030 dollarë. Peter Palandjian është vetë i diplomuar në universitetin Harvard dhe është drejtor i Intercontinental Real Estate Corporation.

    Në një deklaratë të Shoqatës së Studentëve të Harvardit, thuhet se”të gjitha donacionet do të shkojnë për familjet dhe organizatat e prekura në Shqipëri.

    “Ne po zhvillojmë diskutime me jo-fitime të ndryshme dhe fonde qeveritare. Ne do t’i dërgojmë donacionet së shpejti dhe do t’ju njoftojmë.”

    Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Harvard, e themeluar në vitin 2017 nga Deni Hoxha, është një organizatë që bashkon studentë me origjinë shqiptare dhe studentë të interesuar për kulturën, historinë dhe çështjet shqiptare.

    Organizata ngre ndërgjegjësimin për kushtet sociale, ekonomike dhe politike që prekin shqiptarët në të gjithë botën përmes: diskutimeve në komunitet, ngjarjeve kulturore, forumeve dhe më tej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!