×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallen rezultatet përfundimtare të 14 shkurtit: VV 49.95 %, LDK bie në 12.64%

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 11:22

    KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. 


    Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë ka marrë 438 334 mijë vota  apo 49.95 përqind. Sipas kësaj përqindje, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse në Kuvend, shkruan Reporteri.net.

    Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 148 296 mijë vota apo 16.900% dhe pritet të përfaqësohet me 19 deputetë në Kuvend.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 110 978 mijë vota, apo 12.647% dhe pritet të përfaqësohet me 15 deputetë në Kuvend.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 62 111 mijë vota, apo 7.078% dhe do të përfaqësohet me 8 deputetë në Kuvend.

    Lista Serbe ka marrë 44 404 mijë vota apo 5.060%  dhe do të ketë 10 deputetë në Kuvend.

    Rezultatet përfundimtare mund ti gjeni KËTU. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!