×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpejtim Bulliqi: Çdo qindarkë e parasë publike do të jetë transparente

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 18:09

    Kryetari i ri i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka premtuar se do të trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët.


    Ai ka thënë se çdo cent i parasë publike do të jetë transparentë për mënyrën se si shfrytëzohet.

    “Kemi marrë një obligim që nevojat e qytetarëve t’i avancojmë më tutje. Ju premtoj qytetarëve se do të trajtohen në mënyrë të barabartë, me transparencë dhe nivelin më të madh të përgjegjshmërisë”, tha Bulliqi në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Bulliqi ka kritikuar pushtetin e LDK-së në Podujevë.

    “Ai pushtet që shkoj prej dje, në shumë raste ka bërë padrejtësi duke bërë ndarje të qytetarëve në aspekti politik. Ne do të jemi të kujdesshëm që qytetarët të trajtohen barabarësish”.

    “Çdo qindarkë e parasë publike do të jetë transparente”, tha Bulliqi, duke shtuar se do të bëjë punë të madhe që kjo transparencë të mbizotërojë në çdo sektorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!