×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpejtim Bulliqi për doktorin e arrestuar: Është një nga mjekët më të mirë që kemi, sjellja e tillë mbase ka ardhur nga mbingarkesa e punës

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 13:36

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se i vjen keq për ngjarjen e mbrëmshme lidhur me sjelljen e mjekut Ibrahim Hoti ndaj disa pacientëve.


    Për Klan Kosova ai tha se i vjen keq që kjo ndodhi me njërin prej mjekëve që ai e cilësoi si prej më të mirëve që e kanë pasur në QKMF dhe se sjella e tij mund të ketë ardhur si pasojë e ngarkesës dhe volumit të madh të punëve tani gjatë kohës së pandemisë.

    “Sidoqoftë, procesi ka shkuar ashtu si ka shkuar dhe ne si institucione i kemi kryer ato punë që varen nga ne dhe këshilli drejtues menjëherë është mbledhur dhe ka marr veprime”.

    “Mjeku tashmë është i suspenduar përkohësisht nga vendi i punës dhe mbetet që komisioni disiplinor pastaj të bëjë intervista dhe të merr informacione të tjera dhe të shohim se nga do të ecën procesi”, u shpreh Bulliqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!