×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti jep 400 mijë euro për fermerët që pësuan dëme nga të reshurat

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 18:30

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Komuna që drejton do t’i ndajë 400 mijë euro si ndihmë për fermerët që u prekën nga të reshurat.


    Ai ka thënë se Komisioni ka vlerësuar shumë edhe më të lartë por, sipas tij, këto ishin mundësitë e Komunës, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, fermerët kanë pësuar humbje të mëdha nga të reshurat dhe potencon që atyre mbi “qafë” u ka rënë edhe kriza ekonomike.

    Ky është njoftimi i Shpend Ahmetit:

    Sivjet fermerët e Prishtinës kanë pësuar humbje të mëdha nga të rreshurat. Kur ja shtojmë kësaj edhe krizen ekonomike, atëherë gjendja është e vështire.

    Krahas granteve të rregullta, sot ndajmë edhe 400,000 euro për fermerët e Prishtinës për dëmet nga rreshjet. Komisioni ka bërë vlerësimin qe disa muaj (në total 600,000) por kjo është mundësia jonë.

    Kjo është e para herë në shumë vite që Komuna ndihmon me dëme por kësaj radhe edhe për shkal të ekonomisë ishte e domosdoshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!