×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti paralajmëron ndërtimin e parkingut nëntokësor që do të kushtojë 10 milionë euro

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 19:43

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për parkingun nëntokësor tek Fakulteti Filologjik.


    Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti thotë po ashtu se krahas këtij projekti, është ndarë edhe buxheti për rritjen e parkut të gjelbër para këtij fakulteti e deri tek Katedralja.

    “Pas një procedure mbi një vjeçare, dje kemi nënshkruar kontratën e partneritetit publiko-privat të parkingut nëntokësor me mbi 700 vendparkime të Fakulteti Filologjik. Në të njëjtën kohë për vitin 2020 kemi ndarë buxhetin për rritjen e parkut të gjelbër para Fakultetit deri te katedralja me një korsi të rezervuar për autobusë”, ka shkruar Ahmeti.

    Ai ka thënë se parkingu, me një investim mbi 10 milionë euro, do të fillojë së ndërtuari së shpejti ndërsa punimet do të zgjasin 18-24 muaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!