×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti s’është më kryenegociator, por po vazhdon të merret me dialogun me Serbinë

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 18:16

    Ekipi Negociator që u drejtua nga Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj ditë më parë u shpall antikushtetues.


    Por Ahmeti siç duket e ka pas për qejf këtë pozitë pasi ai po vazhdon të flasë ende për këtë proces.

    Këtë ai e bëri edhe sot në një takim me delegacionin britanik, të kryesuear nga Andreë Page, Drejtor për Ballkanin Përendimor.

    “Kryetari i Partisë Socialdemokrate z. Shpend Ahmeti, nënkryetari z. Visar Ymeri dhe Nënkryetarja e Kuvendit të Kuvendit znj. Aida Dërguti, kanë takuar sot z. Andreë Page – Drejtor per Ballkanin Perëndimor, znj. Susan Laffe – Shefe e Sektorit te Analisteve nga Foreign Office në Londër dhe Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Ruairi O’Connell”, thuhet në komunikatë, shkruan Reporteri.net.

    Në komunikatë thuhet po ashtu se në këtë takim u diskutua rreth aktualitetit politik, me fokus në çështjen e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

    Aty u shpalosën qëndrimet e PSD-së karshi këtij procesi dhe çështjeve të tjera. Dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe takimeve të tjera të kësaj natyre.

    Kujtojmë, se Gjykata Kushtetuese e dha fjalën e fundit në ligjshmërinë e Ekipit Dialogues.

    Ky i fundit ishte shpallur në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe si i tillë ishte shpërbërë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!