×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërtheu një bombul gazi, konfirmohet vdekja e 3 personave dhe 7 të plagosurve në Kumanovë

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 15:56

    Në fshatin Rramanli të Kumanovës ku mëngjesin e sotëm shpërtheu një bombul gazi dhe si pasojë mbetën të vdekur 3 fëmijë dhe 7 persona të plagosur ka mbërritur edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshëm, Agim Nuhiu.


    Pasi u drejtoi ngushëllimet familjarëve Nuhiu bëri bilancin paraprak të ngjarjes ku dhe konfirmoi 3 viktimat e rastit, të gjithë të moshës së mitur dhe 7 të plagosur, ku për shkak të seriozitetit të plagëve janë dërguar drejt Spitalit të Shkupit për një trajtim më të mirë shëndetësor.

    “Rasti është shënuar rreth orës 10:00 të mëngjesit. Tragjedia ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi më pas ka shpërthyer edhe zjarri ku për pasojë kemi tre viktima dhe 7 të lënduar. Viktimat janë të moshës 8-11 vjeç. Të lënduarit janë transportuar në Shkup. Në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë po ashtu në terren janë ekspertët e Prokurorisë”, tha Nuhiu.

    Bëhet i ditur identiteti i tre personave që mbetën të vdekur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një bombule gazi në fshatin Rramanli të Kumanovës. Inicialet e viktimave janë S.B 11 vjeçare, F.S 8 vjeç dhe S.S 9 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!