×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthim piroteknik i zëshëm afër “Tre Rrokaqiejve” në veri

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 22:56

    Një shpërthim me mjete piroteknike ka ndodhur në afërsi të lagjes Tre Rrokaqiejt.

    Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

    “Shpërthim piroteknik. E zëshme, pa dëme. S’ka ndonjë rrezik”, është shprehur Hoti për Klan Kosova.

    Ndryshe, gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur edhe disa shpërthime me mjete piroteknike, shok-bomba, granata dore e ka pasur edhe gjuajtje me armë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!