×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpëtohet shqiptari që kishte mbetur i bllokuar në borë në Mal të Zi, dy vëllezër malazez dhanë para për ta ndihmuar

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 12:56

    Një qytetar shqiptar kishte mbeturi bllokuar nga bora me kamionin e tij në Mal të Zi.


    Ai ka qëndruar për tri ditë resht pa ngrënë e pa pirë dhe nuk është ndihmuar nga askush, derisa pas tri ditësh është takuar nga disa të rinj që i kanë ofruar diçka për të ngrënë e për të pirë, shkruan Reporteri.net.

    Ai i dëshpëruar dhe me lot në sy në një video të publikuar u lutej autoriteteve shqiptare që ta tërheqin nga vendi ku ka mbetur i bllokuar.

    Pas kësaj video, disa qytetarë të asaj ane i kanë dalë në ndihmë shqiptarit. Dy vëllezër malazez kanë dhënë para dhe kanë mundësuar nxjerrjen e shqiptarit që kishte mbetur i bllokuar në borë.

    Ata njoftojnë se ai tani është shëndosh e mirë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!