×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shpirtat e mi, ma keni tha zemrën”, fjalët prekëse të vajzës për babain, nënën e gjyshen që vdiqën pas helmimit në Shqipëri

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 23:00

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti të Gjilanit, ku tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja kanë vdekur për shkak të dyshimit se janë helmuar në ushqim derisa ishin në Shqipëri.


    E vajza e Afrimit, ka shkruar disa fjalë prekëse për të, në rrjetin social Facebook.

    “Shpirtat e mi ma thajtet zemren allahu ne lula te xhenetit ju past dergu ne kete nate te madhe te ramazanit“, ka shkruar vajza e Afrimit.

    Më këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Haliti.

    Haziri ka shkruar se apeli i tij është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!