×
  • Lajme
  • Shqipëria

    15-vjeçarja shkoi për të blerë çokollata, 61-vjeçari e ngacmon seksualisht në lokalin e tij

    Reporteri
    29 Tetor 2022 | 11:21
    Foto ilustruese

    Policia e Lushnjes ka arrestuar një 61-vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

    Blutë bëjnë me dije se 61-vjeçari është arrestuar gjatë ditës së djeshme pas denoncimit nga ta afërmit e të miturës me pretendimin se ai u kishte ngacmuar vajzën pasi ajo kishte shkuar në dyqanin e personit në fjalë.

    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin S. S., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, bën me dije policia, ndërsa mësohet se materialet i kaluan prokurorisë për vijimin e procedurave.

    Ngjarja

    Abcnews.al ka zbardhur detajet tronditëse nga ngjarja në fjalë. Mësohet se vajza 15 vjeçe ka shkuat në dyqanin e 61 vjeçarit për të blerë çokollata kur ky i fundit e ka prekur pjesën e sipërme të trupit.

    Menjëherë e mitura ka shkuar në shtëpi dhe i ka treguar të ëmës.

    Bashkë me prindërit kanë bëre denoncimin në polici pak orë pasi ndodhi ngacmimi.

    Në dyqanin e 61 vjeçarit mësohet se ka pasur edhe persona të tjere kur ngacmoi vajzën dhe e kanë parë veprimin e 61 vjeçarit. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!