Në aksident i rëndë u shënua pak pas mesnatës (15 Shkurt) në aksin Përrenjas-Librazhd, ku në vendin e quajtur Pishkash, rreth orës 00:10 janë përplasur një makinë dhe një kamion me targa të Shkupit.
Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë ka mbetur e vdekur 20-vjeçarja M. Xh. ndërsa është lënduar rëndë 34-vjeçari Z.S.
Viktima, e cila ishte një studente e Universitetit të Tiranës, ishte fejuar prej tre muajsh me drejtuesin e automjetit, raporton balkanweb.
Ata jetonin së bashku në qytetin e Mamurrasit.
Sipas raportimeve çifti kishte udhëtuar drejt Pogradecit për të kaluar një ditë të veçantë së bashku për festën e Shën Valentinit, një moment që përfundoi në tragjedi.
Sipas policisë shkak i aksidentit sipas hetimit paraprak ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes së auto veturës e cila është përplasur me forcë me kamionin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.