×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ambasadat shqiptare ndërpresin punën në disa shtete, shkak moti dhe pandemia

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 14:45

    Ambasadat shqiptare në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë do të kufizojnë ose ndërpresin punën për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia e koronavirusit.

    Lajmi është bërë i ditur, këtë të martë për mediat në Shqipëri nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

    “Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike”, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë, ministria bën të ditur për qytetarët shqiptarë në këto shtete se në rast të emergjencave të kontaktojnë në numrat përkatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!