×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohen dy të dyshuarit që transportonin ilegalisht 10 emigrantë të huaj drejt shteteve të BE-së

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 16:04

    Policia ka arrestuar dy persona të cilët transportonin me furgon, 10 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesave 300-1000 euro, me destinacion final shtetet e BE-së.

    “Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një tjetër rast të transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight 13”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: -T. M., 34 vjeç dhe A. P., 33 vjeç, të dy banues në Durrës”, thuhet në njoftim të policisë.

    Sipas njoftimit, dy të dyshuarit u kapën në flagrancë nga policia në unazën e qytetit të Korçës, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Ersekës”.

    “Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni, dy celularë dhe një vlerë monetare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!