×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet 42-vjeçari në Lezhë, ushtroi dhunë ndaj vajzës së tij të mitur

    Reporteri
    17 Mars 2023 | 13:27

    Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, të moshës 14-vjeçare.

    Policia bën me dije se ndaj 14-vjeçares u plotësua dhe kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

    Nuk dihen ende shkaqet e dhunës së ushtruar nga babai ndaj të bijës. Ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin afgan F. A. R., 42 vjeç, me banim të përkohshëm në Shëngjin, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 14-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!