×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Asgjësohen 285 bimë kanabis në Krujë, arrestohet 1 person, në kërkim djali i tij

    Reporteri
    06 Qershor 2023 | 13:56

    Një person është arrestuar në Krujë dhe djali i tij është shpallur në kërkim, pasi në banesën e tij në Nikël të Krujës kishin kultivuar kanabis.

    Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi B. L. dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi R.L.

    Në shtëpinë e tyre u gjetën të kultivuara 285 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

    Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Në total, gjatë 11 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në të gjithë territorin e qarkut Durrës, janë asgjësuar 7362 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!