×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Asnjë gjurmë nga sulmuesit, policia ende shumë larg nga zbardhja e së vërtetës

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 16:14
    Ndërtesa e televizionit Top Channel, në Tiranë

    Tre departamente në Policinë Shkencore, sektori i balistikës, ADN-së dhe gjurmëve papilare kanë përfunduar akt ekspertizat në automjetin “Range Rover”, të përdorur në sulmin armatosur ndaj selisë qendrore të Top Channel.

    Sektori i balistikës pas provave të kryera, konfirmon se dy kallashnikovët që qëlluan me 26 plumba, nuk janë përdorur në asnjë krim tjetër.

    Nga ana tjetër, sektori i gjurmëve papilare pohon se nuk është gjetur asnjë gjurmë papilare që do të çonte tek autorët e mundshëm të përfshirë në këtë krim të rëndë. Gjithashtu, në targën e përparme të djegur pjesërisht thuhet se nuk ka asnjë gjurmë, pasi ka dyshime se shërbimi zjarrfikës duke ndërhyrë për të shuar flakët në automjetin “Range Rover” ka dëmtuar çdo gjurmë të mundshme që do të mund të përftohej nga Policia Shkencore.

    Por prova më e rëndësishme është gjetur në një gëzhojë, të sekuestruar brenda në automjet. Një provë ADN-je, që grupi hetimit ka shpresë se do të shkojë drejt autorëve, të cilët qëlluan me armë zjarri duke gdhirë dita e hënë. Kjo provë ADN do t’i nënshtrohet metodës së krahasimit me 6 oficerë policore që morën pjesë në kqyrjen e vendngjarjes dhe mbas përjashtimit kjo provë do ti dërgohet Europol me seli në Lion, ku do të krahasohet me provat e tjera të ADN të arshivuara nga policët europianë.

    Një metodë e tillë krahasimi është përdorur për zbardhjen e një krimi të rëndë, sikurse është vrasja e Artan Cukut. Ishte një provë ADN e konstatuar në veshjen e përdorur nga vrasësi që më pas ju shpërnda Europol përmes të cilës u konfirmua se policia e kishte proceduar Mikel SHallarin për ngjarje të mëparshme.

    Por, pavarësisht veprimeve të ethshme hetimore, listës së gjatë të dëshmitarëve të pyetur, dhe përgjimeve të shumta deri më tani nuk ka emra të dyshuarish. Deri më tani, emrat e të dyshuarve janë ende larg e po ashtu deri më tani edhe pistat janë ende larg, për të cilin agjencitë ligjzbatuese do të duhet të bënin transparencë e të informonin se pushteti i katërt, media Top Channel u qëllua me kallashnikovë 26 herë, duke vrarë Pal Kolën e duke rrezikuar shumë të tjerë që gjendeshin në detyrë. Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!